Telegrafi

Abdixhiku: Emri i Bob Dole është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-senatorit amerikan Bob Dole.

Ai, me anë të një postimi në  Twitter, ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të madh.

“Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh”.

“Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë”, ka shkruar Abdixhiku.

Ish senatori republikan, Bob Dole, vdiq të dielën në moshën 98-vjeçare.

Në muajin shkurt të këtij viti, ish senatori Dole, bëri të ditur se ishte diagnostikuar me kancer në mushkëri./Telegrafi/