Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, bashkë me bashkëshorten e tij dhe anëtarët tjerë të LDK-së, është ndalur fillimisht tek njëra nga ëmbëltoret e vjetra në Prishtinë për të vazhduar pastaj tek Kuvendi i LDK-së, i cili pritet të nis pas pak.
Aty pritet të rikonfirmohet kandidatura e Abdixhikut edhe për një mandat në krye të kësaj partie.
Në garë për kryetar të partisë janë kreu aktual i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Faton Bislimi.
Ndryshe, Lumir Abdixhiku kishte marrë drejtimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) më 14 mars 2021, përballë dy kundërkandidatëve tjerë, nënkryetarit Lutfi Haziri dhe anëtarit të kryesisë, Besian Mustafa. /KP/