Site icon Telegrafi

Abdixhiku e vazhdon traditën e Rugovës, me qenin ilir të Sharrit

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku, në Dragash, ka marrë pjesë në ekspozitën tradicionale për Qenin Ilir të Sharrit.

Abdixhiku ndau çmimin fitues, për qenin fitues ‘Murgja’.

“Sot, në Dragash, mes dashamirëve të Qenit Ilir të Sharrit, mora pjesë në ekspozitën tradicionale dhe njëkohësisht më të madhe mes shqiptarëve, të kësaj race autoktone”.

“Isha i nderuar të ndajë çmimin fitues, për qenin fitues ‘Murgja’; një bukuri e jashtëzakonshme”.

“Pjesëmarrësit i urova për pasionin, gjersa kryetarit të Dragashit, Dr. Xheladinit, për organizimin”, shkroi Abdixhku.

Exit mobile version