Telegrafi

Abdixhiku e nis ditën me Jusuf Buxhovin: Dua të njoh nga afër këndvështrimet e atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku sot e ka nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin.

Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me Buxhovin ka diskutuar për historinë, publikimet si dhe për të shkuarën dhe të ardhmen.

“Sot, kam nisur ditën me një kafe mëngjesi me intelektualin, historianin dhe anëtarin e parë të Këshillit nismëtar të themelimit të LDK-së, Jusuf Buxhovin. Bashkëbiseduam miqësisht për shumëçka. Për historinë, publikimet e tij, të shkuarën e të ardhmen. Për mua është nder diskutimi e dëgjimi i atyre që kanë vënë gurthemelet e Lëvizjes për Lirinë, Demokracinë e Pavarësinë e Kosovës. Dua të njoh nga afër këndvështrimet e tyre për temat që na prekin të gjithëve. Buxhovi është njëri nga intelektualët e plejadës së Lëvizjes sonë gjithë popullorë dhe që me veprat e tij që shpesh u jep edhe karakter letrar, na e rrëfen historinë e popullit tonë, gati më mirë se secili tjetër”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. /Telegrafi/