Site icon Telegrafi

Abdixhiku e Kamberi bisedojnë për gjendjen e shqiptarëve në Luginë

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka pritur në takim Shaip Kamberin dhe Ardita Sinanin.

Përmes një shkrimi në Faceobok, Abdixhiku tha se është biseduar për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale.

“Me Shaipin, nënkryetaren Ardita Sinani, si dhe me bashkëpunëtorë të tjerë partiak nga PVD, biseduam për gjendjen e shqiptarëve në Luginë dhe domosdoshmërinë e mbështetjes institucionale ndaj popullatës shqiptare atje”.

Deputeti i LDK-së, theksoi se regjistrimi i ardhshëm i popullsisë, mbështetja financiare për Luginë si dhe sigurimi i teksteve falas shkollore për 4 mijë nxënës shqiptarë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc janë disa nga temat që do t’i ngrisim së bashku në çdo adresim tonin institucional dhe jo vetëm”.

“Shaipi do të vazhdojë guximshëm e bindshëm të ushtrojë – siç edhe ka ushtruar deri më tani – zërin e shqiptarëve në çdo mundësi”, tha ai./Telegrafi.

Exit mobile version