Site icon Telegrafi

Abdixhiku e emisari gjerman Sarrazin, flasin për dialogun Kosovë-Serbi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është takuar me të dërguarin e posaçëm të Qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim u bisedua mbi dialogun Kosovë- Serbi, me ç’rast kryetari Abdixhiku vlerësoi lart angazhimin e shtuar të Qeverisë gjermane në proces të dialogut si dhe në çështjen e liberalizimit të vizave.

Temë e diskutimit ishte edhe Procesi i Berlinit ku Abdixhiku rikonfirmoi që LDK-ja mbështet bashkëpunimin e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor brenda Procesit të Berlinit, ku të gjitha vendet trajtohen në mënyrë të barabartë.

“LDK mbetet e përkushtuar dhe e gatshme për bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar për proceset jetike të vendit”, ka thënë ai.

Exit mobile version