Drejtori i i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku në një postim në Facebook ka shkruar për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.
Sipas tij që nga sot projekti i BE-së do të jetë shumë i largët për Kosovën.
Postimi i Abdixhikut në Facebook:
1. Projekti i BE-së do të vazhdojë, por, nga sot, i njëjti do të jetë shumë më i largët për regjionin e vendin tonë. Zgjerimi, në këtë periudhë, do të jetë një temë e padëshiruar në Evropë. Ne nuk kemi as kohë e as llogari të presim për diçka që s’është as afër e as në rrugë të mirë.
2. Të gjithë energjinë për integrim në BE ta kalojë në integrim në NATO. Kjo nuk na bën më pak të interesuar për një BE pa Britani, por më të mençur në ndjekjen e një projekti më të sigurt. Projekti NATO, sikurse në rastin e Shqipërisë, mund të jetë i largët gjithashtu, porse mbetet padyshim edhe më i mundshëm dhe më i sigurt. Në një Ballkan t ë sotshëm, aleanca ushtarake me SHBA, Britani e Evropë bashkë, mbetet shumë më prioritare se çfarëdo aleance tjetër politike.