Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka takuar sot ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.
Në njoftim thuhet se Abdixhiku dhe Ziv kanë biseduar për konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
“Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, fillimisht vlerësoi që njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/