Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Budallakia në Kosovë s’ka fund

Njohësi i çështjeve politike dhe ekonomike, Lumir Abdixhiku, përmes një postimi në Facebook ka ironizuar lidhur me 9 Majin, festën e Ditës së Evropës.

Abdixhiku, duke ironizuar, ka shkruar se “pasi Kosovës i janë hequr vizat dhe e kemi marrë statusin e kandidatit para Serbisë, atëherë ia vlen të festohet”.

Postimi i plotë i Abdixhikut:

“Meqë BE, për ne,

– I ka hequr vizat kaherë;

– Statusin e kandidatit na ka dhënë para Serbisë;

– E secili shtet i saj na e njeh pavarësinë;

Ja vlenë ta festojmë, kolektivisht – dhe veç ne – ditën e saj me pushim. Budallakia në Kosovë s’kish fund. #9maji” (sic.), ka shkruar Abdixhiku. /Telegrafi/

Exit mobile version