Kandidati i LDK-së për deputet në Kuvendin e Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka theksuar se i nominuari për kryeministër nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka prapa tij një ekip shumë të mirë.
Abdixhiku, në emisionin “Rrokum Rroll” të Rrokum TV, tha se Hoti së bashku më ekipin e tij mbështetës po e kërkojnë votën për ta ndryshuar gjendjen në vend.
“Hoti si ministër ka qenë njëri prej më të sukseshmëve në Qeverinë e Kosovës, dhe kjo është garancia më e madhe për fitore”, ka shtuar ai
Abdixhiku ka theksuar se beteja kryesore e koalicionit LDK-AKR-Alternativa është beteja me kapjen e shtetit, duke shtuar se ata nuk tregojnë muskuj, por thjesht duke dhënë e “punuar më mend”./Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=edsHpLS4xWE