Site icon Telegrafi

Abdixhiku: Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar sot lidhur me punimet që po bëhen në rrugët e Prishtinës, saktësisht për rrugën në Velani.

Ai në një postim në Facebook shkruan se më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë.

Lexoni të plotë postimin:

Në infrastrukturë, ndonjëherë, del një projekt që duket aq i thjeshtë, dhe është i thjeshtë, por në thelb bën ndryshime të mëdha.

I tillë është projekti në Velani.

Secili që ka marrë rrugën nga udhëkryqi i Taslixhes për në Velani e të dal sipër në Breg të Diellit apo Mat, është dashur të kalojë nëpër njërën nga katër rrugicat e lagjes – mu pranë shtëpive. Kolona të gjata, pasiguri për banorë e vonesa për secilin tjetër që s’kishte alternativë tjetër.

DCIM100MEDIADJI_0031.JPG

Krenari kishte një ide. Të krijoj një rrugë të re – ngjitur me ‘SOS Fshatin’ – për tu lidhur drejtë me Mat, Breg të Diellit e përfundimisht Rrugën B, e kështu për ta shmangur nevojën e kalimit nëpër rrugicat e shtëpive.

Sa e thjeshtë!

Sot, vizitova punimet që po zhvillohen aty. Dinamizëm i madh. Entuziazëm mes banorëve. Rrugë e re, dy kahore, me trotuare e ndriçim. Transformim rrënjësor jo vetëm për banorët e Velanisë, por për secilin qytetar që ka kaluar andej. Banorët më thanë se ende nuk po e besojnë se kjo po ndodhte. Për ta, kjo ishte një ide sa e bukur aq edhe e pamundur.

U thash të rrinë të qetë.

Krenarin e kisha këshilltar në Ministri.

Ishte i përpiktë, punëtor i pashoq, por mbi të gjitha ishte njeri i mbarë e i drejtë. Kur je i drejtë dhe puna të shkon mbarë. Atëherë kishim përfunduar rrethrrotullimin e Veternikut për 31 ditë. Krenarit i ka shkuar gjithnjë puna mbarë. Nuk kisha asnjë dyshim që nga dita që mori detyrën e drejtorit të infrastrukturës në Kryeqytet.

Më 9 shkurt vonesat infrastrukturore marrin fund edhe në Kosovë! Historia rrugore e Kosovës do të kompletohet brenda një mandati të vetëm. Tjetër tempo, tjetër mendësi, tjetër angazhim!. /Telegrafi/

Exit mobile version