Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas hedhjes së shortit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim.
Abdixhiku ka theksuar se numri 124 është një simbol i forcës dhe mundësisë për LDK-në në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Ai ka shkruar në rrjetet sociale: “124 është numri ynë! 9 shkurti është fati jonë, thirrja jonë, fitorja jonë!” /Telegrafi/