Site icon Telegrafi

Abdiu-Halili nga Brukseli: Kapitulli 12 është i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë, asgjë me e rëndësishme se ushqimi i sigurt

Kapitulli 12 është i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve tanë, nuk ka asgjë me të rëndësishme se ushqimi i sigurt, ka thekuar zëvendëskryenegociatorja me BE-në dhe sekretare shtetërore në Sekretariatin e Çështjeve Evropiane (SÇE), Drita Abdiu Halili sot në Bruskel në fjalimin hyrës para Komisionit Evropian.

Ky kapitull, siç informojnë nga SÇE, përfshin rregullat dhe masat e detajuara në fushën e sigurisë ushqimore, vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjienën dhe prezantimin e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë ushqimore etj.

“Gjithashtu përfshin aspekte të higjienës të lidhura me përpunimin dhe vendosjen në treg të produkteve ushqimore, në veçanti të ushqimeve me origjinë shtazore. Acquis në këtë kapitull rregullon edhe tregtinë brenda Unionit të kafshëve të gjalla dhe produkteve me origjinë shtazore, kontrollin e sëmundjeve të kafshëve dhe aspekte të tjera lidhur me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Në fushën e mbrojtjes së bimëve, acquis për këtë kapitull përcakton rregulla gjithëpërfshirëse lidhur me kontrollin e organizmave të dëmshëm për bimët dhe produktet bimore, përdorimin e pasaportës së bimëve në tregtimin e bimëve të parapara për mbjellje, procedurat për miratimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, masat për karantinë, mbetjet e pesticideve të cilat përdoren për prodhimin bimor, marketing dhe kualifikimin e farërave dhe fidanëve“, bëhet e ditur në kumtesë.

Në fjalën e saj hyrëse para Komisionit Evropian, Zëvendëse Kryenegociatorja me BE-në dhe Sekretare Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE), Drita Abdiu-Halili, potencoi se bëhet fjalë për një kapitull jashtëzakonisht i rëndësishëm që përbëhet nga një numër i madh rregullash dhe masash detyruese dhe zbatimi i duhur dhe efektiv i tyre është e rëndësisë së madhe për të gjithë procesin e negociatave për anëtarësimin e vendit tonë në BE.

“Ky kapitull ka ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e qytetarëve, sigurinë ushqimore dhe shëndetin e kafshëve. Në periudhën e kaluar, si shtet, kemi punuar me intensitet në transpozimin e Acquis-it përkatës në legjislacionin tonë nacional, si dhe në forcimin e kapaciteteve tona administrative dhe operacionale”, tha ndër të tjera Abdiu Halili.

Delegacionin shtetëror për kapitullin 12 e kryeson Zëvendëse Kryenegociatorja me BE-në, Drita Abdiu Halili, ndërkaq institucioni bartës për këtë kapitull është Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. Gjithashtu pjesë e grupit punues për këtë kapitull janë edhe: Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Enti Fitosanitar, Inspektorati Shtetëror për Bujqësi, Enti për materiale farore dhe mbëltim për bimë, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.

Maqedonia e Veriut, me skrining takimet bilaterale për kapitujt 30 dhe 31 të planifikuara të mbahen më 6 dhe 7 dhjetor këtë viti, të cilat janë pjesë e Klasterit të fundit 6 – Marrëdhëniet me Jashtë, kompleton plotësisht skriningu me Komisionin Evropian.

Exit mobile version