Site icon Telegrafi

Abdeslam refuzon bashkëpunimin

Personi i shpallur si një ndër më të rrezikshmit në botë, Salah Abdeslam, tashmë pas hekurave, ka refuzuar bashkëpunimin me hetuesit. Prokurori federal deklaroi se 26-vjeçari nuk dëshiron të flasë për sulmin e Zaventem dhe as për atë të metrosë në Bruksel.

Para sulmeve të Brukselit, hetuesit e kishin pyetur për rreth një orë në lidhje me sulmet e Parisit, ndërsa ai kishte shfrytëzuar të drejtën për të qëndruar i heshtur duke mos thënë asnjë fjalë.

Të martën, menjëherë pas tragjedisë në Bruksel, Salah Abdeslam, ishte ftuar me urgjencë për t’u pyetur nëse kishte ndonjë informacion për atë që kishte ndodhur në kryeqytetin belg, por sërish kishte heshtur.

Ndërkohë, 5 dite pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 31 persona e u plagosen 300 të tjerë, forcat e sigurise janë vënë nën shënjestër të kritikave pasi nuk arritën të parandalonin sulmet, pavarësisht faktit se të paktën 3 prej atentatorëve kamikazë të Brukselit ishin të njohur për autoritetet.

Exit mobile version