Salah Abdeslam, i vetmi i mbijetuar i komandove xhihadiste që sulmuan Parisin më 13 nëntor 2015, u shfaq për të herë të parë publikisht sot në Bruksel me dyshimin për pjesëmarrje në konfrontimin me armë me forcat e policisë në marsin e 2016.
Ky proces në gjykatën penale është vetëm fillimi i atij që do të zhvillohet në Francë për sulmet që shënuan 130 të vdekur, megjithëse pritet me padurim që keqbërësi i shpallur armiku numër një i publikut të thyejë heshtjen.
I transferuar në fund të prillit 2016 në Fleury-Merogis në rajonin parizien, Abdeslam u largua dje në mbrëmje nga burgu francez për t’u transferuar në Belgjikë, bëhet e ditur nga burime pranë çështjes.
Shtetasi francez me origjinë marokene i moshës 28 vjeç i cili u rrit në Molenbeek, lagje e njohur e Brukselit ku ai u radikalizua, shfaqet si truri i një celule xhihadiste e përfshirë në së paku tre çështje të rëndësishme terroriste.
Sulmet e nëntorit 2015 në Paris, ato të marsit 2016 në Bruksel (32 të vdekur) dhe sulmi i dështuar në trenin Thalys Amsterdam-Paris në gusht 2015 dëshmojnë ndoshta një operacion të vetëm të organizatës xhihadiste të Shtetit Islamik (ISIS), bën të ditur prokuroria federale belge. /kp/Telegrafi/