Site icon Telegrafi

Mungojnë vrojtuesit në Durrës, pushuesit thonë se nuk ndihen të sigurt

Foto: Ilustrim

ABC News bëri një vëzhgim, nga “Ura e Dajlanit” deri në afërsi të “Perroit të Agait”, ku u konstatua se kullat e vrojtimit ekzistojnë vetëm si kabina, por pa vëzhgues.

Në disa raste vëzhguesin e kryejnë personat që merren me menaxhimin e shezloneve. Kjo vetëm për t’i shpëtuar ndonjë kontrolli sporadik që kryen Agjencia e Bregdetit dhe struktura të tjera ligj zbatuese.

Pavarësisht se bregdeti i Durrësit nuk paraqet rrezikshmëri të lartë, prania e vëzhguesve janë të domosdoshëm. Pushuesit thonë se do ishin me te sigurte po te kishte roje plazhi

“Normal qe kemi frikë, se nuk është e sigurt. Nuk kemi parë roje.”

“Rojet janë të rëndësishëm, por nuk iu kanë dhënë rëndësi. Është e rrezikshme, mbytet njeriu…”

“Polici kam parë, roje në kulla nuk kam parë askund.”

Sezoni turistik është në pikun e tij, ndërsa plazhet janë të mbushura me pushues, ku pjesa më e madhe e tyre janë shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, por edhe shumë të huaj, kryesisht nga vendet skandinave dhe ato të lindjes. /abcnews/

Exit mobile version