Telegrafi

Abbott uron Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike të Kosovës.

“Urimet e mia për Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës – PDK. I uroj fatin më të mirë për ta quar partinë përpara dhe duke luajtur një rol konstruktiv opozitar në Kuvend”, ka shkruar Abbott.

Memli Krasniqi është zgjedhur të shtunën që lamë pas kryetar i ri i PDK-së. /Telegrafi/