Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka takuar sot kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka me të cilën kanë biseduar rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
“Këtë mëngjes takova Kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka për të diskutuar punën e KQZ-së për përgatitjen e zgjedhjeve dhe për të theksuar angazhimin e Mbretërisë së Bashkuar për të mbështetur zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Kosovë”, ka shkruar Abbott.
Ambasadori ka shtuar se Fondacioni Westminster për Misionin e Ekspertëve të Demokracisë do të jetë në Kosovë dhe ne po mbështesim Demokracinë për Zhvillim (D4D) për të mundësuar një analizë dhe shqyrtim më të mirë të procesit gjatë muajit tjetër.
“Krahas organizatave lokale dhe bashkësisë ndërkombëtare, ne kujdesemi dhe po shikojmë sesi do të shkoj procesi zgjedhor”, tha Abbott. /Telegrafi/