Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovës, Nicholas Abbott ka takuar gjatë ditës së sotme kryetaren e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Arta Rama-Hajrizi, ku i ka ofruar mbështetjen për të siguruar punën e pavarur të gjyqësorit dhe sundimin e ligjit në vendin tonë.
Abbott përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se ka diskutuar më Rama-Hajrizin, me vendimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese.
Ambasadori u shpreh se ka ofruar mbështetjen e tij përfundimin e ligjit në Kosovë.
“Sot kam takuar Arta Rama-Hajrizin, Kryetaren e Gjykatës Kushtetuese. Kemi diskutuar për vendimet e fundit të kësaj gjykate dhe i ofrova mbështetjen time për të siguruar pavarësinë e Gjykatës dhe sundimin e ligjit në Kosovë”, shkruan Abbott. /Telegrafi/
Today I met Arta Rama-Hajrizi, President of the Constitutional Court. We discussed recent court decisions and I offered my support to ensuring the Court’s independence and the rule of law in Kosovo. pic.twitter.com/vJ3a7bjpjz
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) February 4, 2021