Telegrafi

Abbott për marrëveshjen e Washingtonit: Përfshirja e SHBA-së në dialog ishte pozitive

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë sot se përfshirja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi ishte pozitive.

Abbott duke folur për takimin dhe marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë tha se i ka sjell Kosovës përfitime nga fusha të ndryshme.

Ambasadori britanik në një diskutimi virtual që e organizoi Lëvizja FOL tha se shteti i tij e ka mirëpritur këtë marrëveshje.

“… Duhet të pranohet që përfshirja e Amerikës dhe e ambasadorit Richard Grenell ishte pozitive…”, është shprehur Abbot.