Telegrafi

Abbott: Anëtarësimi i Kosovës në KiE do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë Nicholas Abbott, ka mirëpritur zhvillimet në Këshillin e Evropës në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë.

“Mirëpresim lajmet që vijnë nga delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar, ku Këshilli i Evropës ka miratuar procedimin tutje të aplikacionit të Kosovës për në Asamblenë Parlamentare”, ka shkruar Abott.

“Një hap i rëndësishëm përpara që Mbretëria e Bashkuar e mbështet. Detyrimet që anëtarësimi do të sjellë në kohën e duhur do të sjellë përfitime për të gjitha komunitetet e Kosovës”, ka deklaruar tutje Abbott./Telegrafi/