Telegrafi

Abbiati: Milani do ta fitojë Scudetton

“Jam i sigurt se Milani do ta fitojë Scudetton. Ky sezon më përkujton sezonin kur e fituam titullin në vitin 1999, derisa Zaccheroni ishte trajneri ynë”, tha Abbiati për Tuttosport.

Aktualisht Milani gjendet katër pikë prapa liderit Inter dhe ekzistojnë mundësi reale që Rossonerët të jenë konkurrentë seriozë për të fituar titullin e 18-të në Kampionatit italian. /Telegrafi/