Milani ka konfirmuar se Christian Abbiati është kthyer te Rossonerët në rolin e menaxherit të klubit.
Ish-portieri ka kaluar shumë vite te kuqezinjtë, ku i ka fituar tri Scudetto dhe Ligën e Kampionëve, para se të pensionohej në fund të sezonit 2015/2016.
#welcomebackAbbia! ➡️ https://t.co/YQbPMvase7
Bentornato Christian! ➡️ https://t.co/WSAzDqn3QR pic.twitter.com/PgagtCo6yK— AC Milan (@acmilan) June 14, 2017
“Christian Abbiati është kthyer në shtëpi”, shkruan në një kumtesë të lëshuar nga Milani.
“Një legjendë e vërtetë e Milanit, ai ka luajtur për 15 sezone te Rossonerët, duke i fituar gjashtë trofe italiane dhe dy tituj ndërkombëtarë”.
“Sot, ai është caktuar menaxher i klubit. Ai do të raportojë drejtpërdrejtë te drejtori sportiv dhe teknik, Massimiliano Mirabelli dhe do të jetë lidhja ndërmjet skuadrës dhe klubit”, thuhet më tej. /Telegrafi/