Telegrafi

Abbey Clancy sjell në jetë fëmijën e katërt me Peter Crouch

Abbey Clancy dhe Peter Crouch (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images for Professional Sports Group/Guliver)

Abbey Clancy dhe Peter Crouch janë bërë prindër për të katërtën herë. Ata kanë pritur në jetë një djalë.

Futbollisti e ka publikuar lajmin e gëzuar në rrjetet sociale duke e publikuar një fotografi të djalit të porsalindur.

“Djali yni bukur ka lindur të hënën, më 3 qershor. Nëna dhe foshnja Divock Samrat Crouch janë mirë”, kishte shkruar ai në rrjetet sociale.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Peter Crouch

Ndërkaq, menjëherë pas ka bërë të ditur se ka bërë shaka për emrin, duke qenë se fansat nisën të komentonin. Crouch ka thënë se gruas së tij nuk i pëlqen ky emër.

Abbey kishte njoftuar në muajin janar se ishte shtatzënë kur kishte pozuar me bikini. Çifti janë prindër edhe të dy vajzave tjera dhe një djali. /Telegrafi/

Abbey Clancy (Foto: Jeff Spicer/Getty Images/Guliver)