Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë qëndrimit në Pejë ka vizituar kompaninë Devolli Corporation, ku ka zhvilluar një takim me drejtuesit dhe themeluesit e kësaj kompanie, ndërsa pronari Shkëlqim Devolli ka shtruar iftar për kryeministrin Abazoviq dhe delegacionin e tij.
Në takim me drejtuesit e kompanisë, përveç diskutimeve për korporatën dhe drejtuesit kanë dhënë detaje për historikun e saj, po asht u vizualizua edhe evoluimi dhe rritja e kompanisë Devolli nga themelimi e deri më sotm, raporton Klan Kosova.
I pari i ekzekutivit të Malit të Zi është shprehur i hapur për bashkëpunim ekonomik të Malit të Zi me Devolli Corporation.
Pas takimit, Abazoviqi dhe delegacioni i tij vizituan në fabrikën e Prince Caffe.
Abazoviq është shprehur i fascinuar me gjithë punën që ka bërë ky gjigant i prodhimit në Kosovë.
Pronari i Devolli Corporation, Shkëlqim Devolli, ka shtruar iftar për kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe delegacionin që e shoqëron atë.
Kujtojmë se Devolli Corporation është kompani lidere në fushën e biznesit, produktet e së cilës eksportohen në tregun evropian dhe atë amerikan.
Kjo është ndalesa e fundit e Abazoviqit gjatë vizitës në Kosovë.
Ndërsa, gjatë qëndrimit në vendin tonë, kryeministri i Malit të Zi u takua edhe me krerët shtetërorë, por edhe liderët opozitarë.