Site icon Telegrafi

Abazoviq: Vaksinat nga BE-ja do të arrijnë më 31 mars në Mal të Zi

Mali i Zi ka siguruar një numër të vaksinave nga Bashkimi Evropian.

Kështu ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i këtij vendi, Dritan Abazoviq pas një takimi që pati sot në Bruksel me Komisionerin e BE-së për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë.

“Pas takimit me Oliver Varhelji, jam i kënaqur t’ju informoj se vaksinat nga Bashkimi Evropian (BE) do të mbërrijnë në Malin e Zi më 31 mars”, shkroi ai në llogarinë personale në Twitter.

“Nga Komisioni Evropian, ne kemi marrë mbështetje në reformat dhe një shtysë të re në integrimin në BE. Sundimi i ligjit mbetet një përparësi për Qeverinë e Malit të Zi”, pohoi Abazoviq.

Ndryshe, Mali i Zi deri më tani ka pasur 84700 të infektuar me coronavirus gjersa 1151 persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/

Exit mobile version