Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq u takua sot me Vitalik Buterin, një nga themeluesit e Ethereumit, kriptomonedhës së dytë më të rëndësishme pas Bitcoinit.
Abazoviq i uroi mirëseardhje Buterit, i cili aktualisht po viziton Malin e Zi.
“Mirë se erdhe në Mal të Zi, Vitalik Buterin, je në vendin e duhur. Mali i Zi është gati të jetë pjesë e revolucionit dixhital global”, shkroi ai në Twitter.
Buterin njihet si krijuesi i blockchain Ethereum, një vizionar i një prej teknologjive të reja revolucionare që drejton Web 3.0 dhe një mbështetës i decentralizimit të internetit.
Buterin është vetëm 27 vjeçar, pasuria e tij matet në miliarda dollarë ndërsa bëri një revolucion në botën e kriptovalutave rreth dhjetë vjet më parë. /Telegrafi/
Welcome to Montenegro 🇲🇪 @VitalikButerin and colleaques – You are in the right place🚀#Montenegro is ready to be a world unique ✔️ We will be a part of the global digital revolution ✔️@MickeySpajic 💪 pic.twitter.com/t67bmmiXDA
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) April 6, 2022