Site icon Telegrafi

Abazoviq tregon se kush po e mbështet për kryeministër të Malit të Zi

Njeriu që ka marrë të drejtën për krijimin e qeverisë së re të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se është i kënaqur me takimin e sotëm me përfaqësuesit e opozitës dhe se “gjithçkaje po i vjen fundi”.

“Madatari ka përfunduar pjesën e punës që i takon. Tani gjithçka varet nga partitë. Aktualisht kemi mbështetjen e partive të pakicave, SNP dhe koalicionit ‘E Bardha në të Zezë”, tha politikani shqiptar.

Lexo po ashtu Abazoviq: Dua qeveri gjithëpërfshirëse me jetëgjatësi të kufizuar

Ai gjithashtu deklaroi se agresioni kundër Ukrainës nxiti frikë në disa struktura, raporton vijesti.me.

Abazoviq tha gjithashtu se është e pranueshme që SNP-ja të jetë në Qeveri. “Vlladimir Jokoviq nënshkroi një memorandum në të cilin flitet qartë për agresionin rus. Mbetet shumë e pasigurt nëse SD dhe SDP do ta mbështesin qeverinë. Nuk ka nevojë të mbahet një mbledhje e re, por nëse dikush e kërkon, nuk kam asgjë kundër. Sa i përket DPS-së sjellja e tyre është më korrekte se e tjerëve që nga fillimi, ndoshta sepse ata e dinë se nuk do të jenë në qeveri”, tha Abazoviq.

Ai shtoi se Kuvendi do të “zhbllokohet ashtu siç e përmenda më herët”. Abazoviq njoftoi se nesër do të marrë pjesë në seancën e Qeverisë. /Telegrafi/

Exit mobile version