Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, gjatë një paraqitje në televizionin publik të Serbisë (RTS), ka theksuar se do ta ndjekë ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, ku shpreson të fitojë Serbia.
Abazoviq tha se ka ndjekur ndeshjen mes Italisë dhe Shqipërisë dhe se krejt rastësisht është gjetur pranë reporterëve të RTS-së, Dushan Albijaniq dhe Predrad Stajinjiq me të cilët diskutoi për ndeshjen mes Serbisë dhe Anglisë, transmeton Telegrafi.
“Nesër mbrëma do të jem në stadiumin në Gelzenkirhen, ku do të mbështesë Serbinë kundër Anglisë. Shpresoj që është koha për befasinë e parë, le të jetë e guximshme, por pse të mos besohet që Anglia mund të bie”, ka thënë Abazoviq.
Politikani shqiptar nga Mali i Zi ka bërë të ditur se shpreson që Serbia do të kalojë fazën e grupeve.
“Nesër është testi më i madh, nëse shkon mirë, mendoj se do të jetë një ecuri e madhe. Serbia ka individë të mrekullueshëm, mendoj se më në fund do të tregojnë se janë një ekip i madh”, ka përfunduar Abazoviq. /Telegrafi/