Dritan Abazoviq ka vazhduar të shkarkojë nga puna drejtorët e institucioneve të sigurisë si pjesë e fushatës të depolitizimit të tyre, ku gjatë ditëve të kaluar ka liruar nga puna drejtorin e përgjithshëm të policisë.
Zëvendëskryeministri i malazezëve ka bërë të ditur se së shpejti do të emërojë një drejtor të ri të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (ANB).
Ai më tutje ka pohuar përmes rrjeteve sociale se gjatë ditës së sotme ka takuar drejtorin aktual të ANB-së, Dejan Peruniçiq.
Abazoviq vuri në dukje se e falënderoi Peruniçiqin për punën e e gjertanishme në krye të këtij instirucioni.
Ndryshe, politikani shqiptar ka premtuar luftë të ashpër kundër kriminalitetit pasi mori besimin e deputetëve, ku do të jetë edhe përgjegjës për sektorët e sigurisë, rendit dhe ligjit. /Telegrafi/
Upravo završen sastanak i sa direktorom Agencije za nacionalnu bezbjednost (ANB), Dejanom Peruničićem, kome sam se zahvalio na dosadašnjem radu.
Uskoro imenovanje novog direktora te institucije. pic.twitter.com/Lvh9bdkqyc
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) December 8, 2020