Site icon Telegrafi

Abazoviq rithekson: Qeveria aktuale malazeze ka përfunduar mandatin

Zëvendëskryeministri dhe lideri i URA-s, Dr. Dritan Abazoviq është takuar me kryetarin e DEMOS-it dhe deputetin e Kuvendit të Malit të Zi, Miodrag Lekiq.

Abazoviq dhe Lekiq diskutuan situatën aktuale politike dhe modalitetet e tejkalimit të krizës ekzistuese politike në vend, njoftoi GP URA.

“Ata ranë dakord se qeveria aktuale, e 42-të me radhë, ka përfunduar mandatin e saj dhe se fillimisht duhet të tentohet të gjendet një zgjidhje brenda shumicës ekzistuese parlamentare”, thuhet në deklaratë.

Siç kanë thënë nga URA, Abazoviq e ka njoftuar Lekiqin për modalitetet e mundshme të daljes nga situata aktuale dhe mbi të gjitha për konceptin e Qeverisë së ardhshme evropiane, raporton rtcg.

Ata thanë se zgjidhja duhet kërkuar brenda institucioneve të sistemit dhe se e ardhmja e vendit tonë do të vendoset në Mal të Zi.

Lexo po ashtu Gjukanoviq konfirmon: Qeveria e pakicave nuk është zgjidhja më e mirë, por ne do ta mbështesim

“Lideri i DEMOS-it, Miodrag Lekiq, shprehu gatishmërinë e tij që partia e tij të jetë pjesë e zgjidhjes për tejkalimin e krizës ekzistuese politike dhe partner konstruktiv në atë proces, duke marrë parasysh në radhë të parë interesat e vendit dhe vullnetin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Milo Gjukanoviq ka deklaruar sot se do të votojë shkarkimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq dhe do të mbështes një qeveri të pakicës. /Telegrafi/

Exit mobile version