Telegrafi

Abazoviq: Roli ndërmjetësues i Turqisë midis Kosovës e Serbisë është shumë i rëndësishëm

Turqia është bërë një “vend kyç” në Ballkanin Perëndimor dhe roli i saj ndërmjetësues midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.

“Presidenti (Recep Tayyip) Erdoğan është një lider që mund të bindë palët e tensionuara në Ballkan që të vijnë në tryezë dhe të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për problemet në rajon. Unë mendoj se roli ndërmjetësues i Türkiyes në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës është shumë i rëndësishëm”, tha Abazoviq për Anadolu në kuadër të Forumit Rinor të Bashkëpunimit Islam në Istanbul.

Si një “superfuqi”, Turqia mban marrëdhënie miqësore me gjithë botën, tha ai, duke shtuar se të gjithë hapat që do të ndërmarrë Turqia në diplomacinë globale janë të vlefshme si për vendet e rajonit, ashtu edhe për Ballkanin.

“Shpresoj se presidenti Erdoğan do të përfshihet më shumë në problemet në Ballkan. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurimin e paqes dhe stabilitetit në rajon”, shtoi ai.

Ai tha se Turqia ka filluar të luajë një rol efektiv në Ballkan po aq sa në BE-ja dhe SHBA-ja.

Duke kujtuar se Turqia ishte një nga vendet e para që njohu Malin e Zi pas fitimit të pavarësisë në vitin 2006, ai tha se marrëdhëniet midis vendeve kanë përparuar që atëherë.

Ai tha se fluturimet direkte midis vendeve jo vetëm që do të kontribuojnë në turizëm, por gjithashtu do të ofrojnë lehtësi për kompanitë turke dhe afaristët që duan të bëjnë biznes në Mal të Zi.