Telegrafi

Abazoviq refuzon pozitën e zv.kryeministrit dhe tri ministri, kërkon më shumë hise në qeverinë e re të Malit të Zi

I mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Zdravko Krivokapiq, raportohet se i ka ofruar nëntë ministri dhe pozitën e nënkryeministrit, Frontit Demokratik.

Gjithashtu edhe tre ministri dhe pozitën e zëvendëskryeministrit ia ka ofruar koalicionit, “E bardha në të zezë”, i cili kryesohet nga politikani shqiptar, Dritan Abazoviqit, raporton vijesti.

Ky i fundit raporton se koalicionet nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje deri në orën 18:00, kohë të cilën Krivokapiq e kishte paraparë të zbulonte emrat e përbërjes së qeverisë, transmeton Telegrafi.

Platforma “E bardha në të zezë” i është ofruar pozicioni i zëvendëskryeministrit për sektorin e sigurisë si dhe Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave, Bujqësinë dhe Mbrojtjen.

Por, URA, e cila është pjesë e koalicionit, “E bardha në të zezë”, iu përgjigj negativisht kësaj oferte, duke kërkuar më shumë resore ministrore.

Ndryshe, koalicionit “Paqja është kombi ynë” iu ofrua Ministria e Drejtësisë, Kulturës, Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe departamentet e mbetura. /Telegrafi/