Dritan Abazoviq, i cili ka marrë detyrën për të krijuar qeverinë e re të Malit të Zi, ka vazhduar konsultimet me partitë parlamentare.
Ai tha se vendimet duhet të merren shpejt, por se “të gjithë do të kenë ofertë”.
“Pres që në një kohë të shkurtër të mund të bëjmë një propozim në Kuvend për zgjedhjen e qeverisë së 43-të. Qeveria duhet të jetë gjithëpërfshirëse dhe të ketë 49 deputetë që e mbështesin”, tha Abazoviq, raporton vijesti.
Ai më pas dënoi pushtimin rus të Ukrainës, duke thënë se “duhet të kemi parasysh se një numër i qytetarëve të pasur rusë nuk e mbështesin luftën”.
“Ne i jemi bashkuar sanksioneve të BE-së dhe disa anije që vijnë në Mal të Zi nuk lundrojnë të gjitha nën të njëjtin flamuj. Do të shohim se cilat janë mundësitë”, tha Abazoviq.
Politikani shqiptar ka konfirmuar se në Mal të Zi kanë ardhur 7000 persona, por se janë shtetas të Ukrainës, të cilët, siç thotë ai, “nuk kanë nevojë për mbështetje më të madhe nga shteti”, sepse ata po kujdeseshin për veten e tyre. /Telegrafi/