Site icon Telegrafi

Abazoviq pas arritjes së një koalicioni me partitë minoritare: Kjo nuk është qeverie e pakicës, DPS nuk kthehet më në pushtet

Krerët e Lëvizjes Qytetare URA, Partia Popullore Socialiste (PKSH), Aleanca Qytetare CIVIS, Partia Boshnjake, Alternativa Shqiptare, Forca dhe Partia Demokratike nënshkruan sot një Memorandum Bashkëpunimi. Kjo e fundit, siç tha kryetari i GP URA, Dritan Abazoviq, nuk është krijimi i një qeverie të pakicës.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Abazoviq tha se nënshkrimi i memorandumit ishte pakt i pajtimit dhe krijimi i një tryeze, nga e cila, siç shtoi ai, do të dërgohej mesazh se Mali i Zi në të ardhmen duhet të sillet ndryshe.

Abazoviq tha gjithashtu se ky nuk ishte krijimi i një qeverie të pakicës. Pas nënshkrimit të memorandumit, ai tha se DPS nuk do të kthehet në pushtet, raporton rtcg.

“Për PDS-në nuk ka kthim në pushtet, qëndrimin tim e kam konfirmuar edhe më herët”, tha Abazoviq.

Ai thekson se do të dëshironte që të gjitha palët ta nënshkruanin apo ta mbështesin memorandumin e sotëm dhe u bëri thirrje ta bëjnë këtë.

Dokumenti është nënshkruar nga liderët e këtyre subjekteve politike, Dritan Abazoviq, Vladimir Jokoviq, Ervin Ibrahimoviq, Nik Gjeljoshaj, Genci Nimanbegu, Fatmir Xheka dhe Srdjan Paviqeviq. /Telegrafi/

Exit mobile version