Site icon Telegrafi

Abazoviq para deputetëve të Malit të Zi: Ju pengon fakti se jam pjesëtar i pakicës

Deputetët e parlamentit të Malit të Zi po vazhdojnë diskutimet para hedhjes në votim të kërkesës për mosbesim ndaj qeverisë së Dritan Abazoviqit.

Ky i fundit ka deklaruar se ata që po tentojnë ta rrëzojnë i ka shqetësuar fakti që është pjesëtar i pakicës (shqiptar).

“Që në ditën e parë u ka shqetësuar fakti që jam pjesëtar i një kombi pakicë. Unë jam kryeministër që merr vendime të vështira, që mbrojti interesat kombëtare edhe pas 30 gushtit 2020, që ruajti kursin e politikës së jashtme”, ka thënë ai.

Abazoviq tha se nëse nuk e humb besimin në parlament, do të fillojë riformatimin e kabinetit të tij.

Nëse, thotë ai, formohet një shumicë e re, mund të pritet që ajo të kryejë procese të reja, raporton televizioni publik malazez, rtcg.

Ai gjithashtu shpjegoi se riformatim i Qeverisë së Malit të Zi nënkupton që kryeministri të mbetet i njëjtë.

“Kjo mund të mos jetë shpjeguar sa duhet për qytetarët. Nëse kryeministri jep dorëheqje ose nëse zëvendësohet qeveria, Presidenti i Malit të Zi duhet t’ia japë mandatin dikujt tjetër”, deklaroi ai.

Lexo po ashtu Partia e Gjukanoviqit: Abazoviq iu largua rrugës së BE-së

Ndryshe, 36 deputetë kanë paraqitur mocionin e votëbesimit ndaj qeverisë së Malit të Zi ndërsa nevojiten 41 që të votojnë për largimin e Abazoviqit. /Telegrafi/

Exit mobile version