Dritan Abazoviq tha se shpreson që së shpejti të formohet qeveria e re e Malit të Zi dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk sheh problem me mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
I pyetur nga gazetarët se përse po vonohet me propozimin e mandatarin e ri për qeverinë e re, zëvendëskryeministri malazez dhe kreu i GP URA tha mbrëmë se procesi i zgjedhjes së kryeministrit nuk është i lehtë në asnjë vend.
“Është e keqe që nuk kemi qeveri, shpresoj se do ta kemi së shpejti. Dhe nëse nuk e kemi shpejt, mandati do t’u kthehet qytetarëve, nuk ka asnjë problem në këtë”, tha Abazoviq, raporton b92.
Ai vlerësoi se protestat aktuale janë paqësore, duke shtuar se nuk e sheh se janë shumë masive dhe tha se “Po, ky është trajnimi ynë për demokraci”.
Ndryshe, javë më parë një pjesë e pozitës me ndihmën e opozitës kanë shkarkuar qeverinë e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq.
Abazoviq është propozuar nga partitë minoritare duke përfshirë edhe ato shqiptare që të jetë udhëheqës i ri i Qeverisë. /Telegrafi/