Kryeministri në mandatin teknik Dritan Abazoviq, i cili nuk ishte i pranishëm në seancën e mëngjesit të sotëm të Kuvendit të Malit të Zi.
Por ai është shfaqur përmes një postimi në Facebook.
“Ishte një nder për mua të isha në krye të një ekipi të tillë. Faleminderit për të gjitha gjërat e mëdha që kemi bërë për Malin e Zi. Le të vazhdojmë”, ka theksuar ai, përcjell Telegrafi.
Ndryshe, në Mal të Zi është duke u zhvilluar seanca konstituive e Kuvendit.
Në rend të dite të kësaj seance është zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarit të dhomës më të lartë legjislative, shkruajnë mediat e këtij vendi, përcjell Telegrafi.
Parlamenti i Malit të Zi pritet të votojë edhe për zgjedhjen e qeverisë së re të 44-të, ndërsa mandatari Milojko Spajiq e propozoi më herët programin dhe përbërjen e saj. /Telegrafi/