Telegrafi

Abazoviq nuk shkon në mbledhjen e qeverisë malazeze ku do të kërkohet shkarkimi i tij

Sot po mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Malit të Zi, ku ndër të tjerash do të kërkohet shkarkimi i Dritan Abazoviqit.

Si në disa takime të tjera të ftuara nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, në të nuk ka marrë pjesë zëvendëskryeministri Abazoviq dhe as shefi i diplomacisë Gjorgje Raduloviq.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, Aleksandar Stijoviq, ka thënë para gazetarëve se kryeministri sot nuk do të japë dorëheqje.

Siç njofton Qeveria, pas seancës do të dalë me komunikatë, raporton rtcg.

“Nëse vendoset që pas seancës anëtarët e Qeverisë të japin deklarata publike, data e konferencës për media do të dihet më vonë”, njofton qeveria.

Ndryshe, Kuvendi malazez do të mbajë disa tre seanca ku do të votohet shkarkimi i Abazoviqit, shkurtimi i mandatit të Kuvendit si dhe votimi i mosbesimit ndaj qeverisë. /Telegrafi/