Site icon Telegrafi

Abazoviq: Nuk pres asgjë spektakolare nga seanca e sotme, kjo qeveri duhet të bjerë

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, shkarkimi i të cilit duhet të diskutohet sot nga deputetët, tha se nuk priste asgjë spektakolare nga seanca e sotme.

Sipas mediave në Mal të Zi, përcjell Telegrafi, ai ka thënë se qeveria aktuale e kryesuar nga kryeministri Zdravko Krivokapiq duhet të bjerë.

“Gjëja më e rëndësishme është që Mali i Zi të ketë një qeveri evropiane sa më shpejt të jetë e mundur. Të gjithë duhet të votojnë siç mendojnë se duhet, jam i qetë për këtë. Unë thjesht dua të vazhdoj përpara”, citohet të ketë thënë tutje ai.

Lexo po ashtu Sot është “Dita D” për Dritan Abazoviqin

Sipas tij, skenari ideal është që të ketë një qeveri me mbështetjen e të paktën 49 deputetëve, për një periudhë të kufizuar kohore dhe të organizohen zgjedhje të ndershme.

Ndryshe, Kuvendi i Malit të Zi sot do të vendosë për propozimin për shkarkimin e zëvendëskryeministrit dhe liderit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq.

Propozimin për shkarkimin e Dritan Abazoviqit e ka dorëzuar kryeministri Zdravko Krivokapiq.

Ai propozoi për pasardhës ministrin aktual të Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. /Telegrafi/

Exit mobile version