Site icon Telegrafi

Abazoviq: Nuk kam biseduar me Gjukanoviqin për formimin e një qeverie të pakicës

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se nuk ka biseduar me presidentin Milo Gjukanoviq, por opsioni i qeverisë minoritare ka ekzistuar edhe më parë.

Megjithatë, ai ka shprehur dyshimin nëse një gjë e tillë do të mund të funksionojë, pasi që, sipas tij, qeveria ekzistuese funksionon, përcjell Telegrafi.

“Është dëgjuar shumë, a mund të bëhet një qeveri teknike, pakicë, politike, rindërtim… Në këtë moment nuk e shoh që diçka është e sigurt. E kam thënë edhe më parë, pavarësisht disa interpretimeve mediatike, GP URA nuk i shmanget dialogut… Humbëm dy muaj rreth historisë së rindërtimit, e cila u braktis përfundimisht nga kolegët”. tha ai.

Ai tha gjithashtu se zgjedhjet e reja janë një opsion i pastër dhe se asnjë nuk duhet refuzuar paraprakisht si të pamundur.

“Ne jemi subjekte të ndryshme politike, kemi vizion të ndryshëm dhe kemi të drejtë ta bëjmë këtë. Unë i respektoj të gjithë…”, ka thënë tutje Abazoviq. /Telegrafi/

Exit mobile version