Site icon Telegrafi

Abazoviq: Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës të Malit të Zi

Nuk ka ndarje brenda koalicionit qeverisës në Malin e Zi, tha zëvendëskryeministri, Dritan Abazoviq.

Në një intervistë për H1, ai tha se e kupton që opozita përmend tema që nuk ka mundur t’i zgjedh gjatë mandatit të saj.

“Për të sjellë mosmarrëveshje, me synimin për të mbrojtur kapitalin e saj, Ministri i Drejtësisë, të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq, duhej ta kuptonte gjithashtu këtë”, tha Abazoviq.

Ai beson se Leposaviq “bëri një kundërvajtje” dhe se i takonte kryeministrit Zdravko Krivokapiq ta vlerësonte atë dhe deri në çfarë mase, raporton rtcg.

“Ai e mori vendimin dhe tani duhet të shohim se çfarë implikimesh do të ketë vendimi në reflektimin e shumicës politike”, tha Abazoviq.

Lexo po ashtu Krivokapiq akuzoi Abazoviqin se po përpiqet të rrëzojë qeverinë e Malit të Zi

I pyetur nëse qeveria ka një qëndrim të përbashkët mbi çështjen e Srebrenicës, Abazoviq tha se qeveria ka një qëndrim që të gjithë duhet të respektojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare.

Ai vuri në dukje se parlamenti malazez miratoi Deklaratën mbi Gjenocidin në Srebrenicë dhe se ata duhet t’i përmbahen asaj. /Telegrafi/

Exit mobile version