Telegrafi

Abazoviq: Nuk jam kryeministër, regjimi i Gjukanoviqit nuk mund të shpërbëhet brenda dite

Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha se Ligji i miratuar mbi Lirinë e Fesë, do të thotë siguri për pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi.

Ai gjithashtu tha se nuk pa ndonjë ngjashmëri midis kësaj dhe qeverisë së DPS-së, raporton rtcg.

“Ky ligj nuk duhet të trajtojë çështjet e pronës, ishte një gabim i ligjit të mëparshëm”, tha Abazoviq, duke deklaruar se presidenti malazez, Milo Gjukanoviq tani duhet ta nënshkruajë atë, sepse u votua për herë të dytë, transmeton Telegrafi.

Ai theksoi se, përkundër përshtypjes që po krijohet, ai nuk është kryeministër i Malit të Zi, “Unë nuk jam Kryeministri, Kryeministër është Zdravko Krivokapiq”.

Siç tha ai, në Malin e Zi, duhet të harrohet “arroganca, kumbaria, lidhjet dhe thirrjet e prokurorit”.

“Unë nuk shoh një ngjashmëri midis kësaj qeverie dhe qeverisë së DPS-it. Ka 12 njerëz në qeverinë tonë që nuk janë njerëz partie”, pohoi politikani shqiptar, duke shtuar se regjimi i Gjukanoviqit nuk mund të shpërbëhej brenda një dite. /Telegrafi/