Vizita e zëvendëskryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq në Parlamentin Evropian nuk kaloi pa deklarata të mëdha besnikërie ndaj BE-së.
Në fakt, qëllimi dhe raportimi i tij në Komisionin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian kishte pikërisht këtë qëllim, ri–konfirmimin e mbështetjes të BE-së ndaj Malit të Zi dhe të diskutonin prioritetet e qeverisë së re në kushtet e pandemisë së Covid-19.
Nakon sastanka sa @OliverVarhelyi, zadovoljstvo mi je obavijestiti vas da 31. marta u Crnu Goru stižu vakcine iz EU. 🇲🇪🤝🏻🇪🇺
Od @EU_Commission smo dobili podršku u reformama i novi zamah u EU integracijama.
Vladavina prava za @VladaCG ostaje prioritet! pic.twitter.com/Bxa0lyIOWa
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 17, 2021
Sipas Abazoviqit, ekonomia malazeze është goditur rëndë nga coronavirusi, veçanërisht sepse ajo mbështetet nga turizmi, raporton euronews.
“Dihet tashmë që vendi ynë është shumë i varur nga sezoni turistik. 25% e GDP-së tonë vjen nga turizmi dhe e dimë që ky sezon nuk do të jetë si ai i vitit 2019, kërkojmë ndihmën tuaj që të nisë vaksinimi masiv dhe të krijoni Korridorin e Gjelbër për vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha zëvendëskryeministri i Malit të Zi.
CG je posvećena #EUintegration i odlučno ćemo raditi na reformama u oblasti vladavine prava!
Čast mi je bila izlagati pred poslanicima @EP_ForeignAff i @davidmcallister u #Brussel🇪🇺 o situaciji u 🇲🇪, šest mjeseci nakon prve demokratske smjene vlasti i 100 dana rada @VladaCG. pic.twitter.com/8qoOx6Fy6U
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 17, 2021
Ndërkohë që për ata që i akuzojnë si qeveri filo-ruse, Abazoviq u shpreh që nuk do të lëvizin asnjë centimetër nga integrimi Evropian.
“Ka shumë njerëz që shprehen që jemi qeveri ‘pro ruse’, por ne kemi vetëm një qëllim, integrimin evropian dhe nuk do të lëvizim asnjë centimetër nga kjo”, u shpreh Dritan Abazoviq.
Në fund të diskutimit të tij, Abazoviq u shpreh që qeveria e re do të punojë shumë për sundimin e ligjit dhe lirinë e medias, dhe do të përpiqet shumë për të dhënë rezultate të mira në të ardhmen, duke shpresuar tek korridori i gjelbër i Ballkanit Perëndimor.
Pleased to have welcomed Deputy Prime Minister @DritanAbazovic. Discussed #Montenegro’s #EU path: it’s key to meet the Rule of Law Interim Benchmarks and continue reforms with real determination. Strongly encouraged new momentum in delivery – ready to support such efforts. pic.twitter.com/TiQwuN8axy
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) March 17, 2021