Zëvendëskryeministri Dritan Abazoviq shkroi në rrjetet sociale se “gjysma e Malit të Zi nuk po fle”, sepse, siç tha ai, “dora e drejtësisë ka filluar të funksionojë”.
Kështu njoftoi me rastin e veprimit të sotëm me emrin e koduar “Kufiri”.
Ju kujtojmë se policia njoftoi se oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Malit të Zi dhe Administratës së Policisë u ndaluan nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës së tyre zyrtare, transmeton Telegrafi.
Pola Crne Gore ne spava jer je ruka pravde počela da djeluje!
Današnja akcija @PolicijaCG i ODT Podgorica je dokaz da institucije sistema mogu da rade profesionalno, sinhronizovano i efikasno.
U ovom trenutku najveći patriotizam je da zaštitimo državnu kasu. 🇲🇪 pic.twitter.com/x0jbcvslzZ
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) March 3, 2021
Sipas Abazoviq, ky veprim i policisë dhe prokurorisë është provë se institucionet e sistemit mund të punojnë në mënyrë profesionale, të sinkronizuar dhe me efikasitet.
“Në këtë moment, patriotizmi më i madh është mbrojtja e arkës së shtetit”, shkroi Abazoviq në llogarinë personale në Twitter.
Ndryshe, më herët gjatë ditës së sotme, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp, u njoftua se kallëzimet penale kundër oficerëve të Ministrisë së Brendshme dhe Administratës së Policisë, të cilët dyshohen për abuzim me pozitën e tyre zyrtare dhe punën e pakujdesshme gjatë tenderit për mbikëqyrje elektronike të kufirit shtetëror, bazohen në prova të shumta dhe masa sekrete. /Telegrafi/