Forcat pro-ruse në Mal të Zi ende ekzistojnë, por ato nuk e kanë forcën e mëparshme, tha kryeministri Dritan Abazoviq.
Duke folur për sanksionet kundër Rusisë dhe se si ato mund të ndikojnë në ekonominë malazeze, Abazoviq tha se parimet demokratike nuk kanë çmim.
Kryeministri malazez ka dhënë intervistë për një prej gazetarëve më të njohur në botë të CNN-së, Christian Amanpour.
Ai tha se Mali i Zi po përpiqet të kontribuojë në vendosjen e paqes në Ukrainë, duke mbështetur aleatët e NATO-s dhe kundërshtuar fuqishëm agresionin rus.
"It's a shame for the humanity of the 21st century that we have this kind of aggression," says @DritanAbazovic, the PM of NATO member Montenegro. He spoke to Zelensky today and pledged his continued support to Ukraine but tells me diplomacy is the only lasting solution for peace pic.twitter.com/UOEIVyzTio
— Christiane Amanpour (@amanpour) June 9, 2022
“Është turp për njerëzimin që jemi dëshmitarë të një agresioni të tillë”, tha Abazoviq.
Ky i fundit u bëri thirrje të gjitha vendeve që ta ndihmojnë Ukrainën, por gjithashtu vuri në dukje se e vetmja zgjidhje për t’i dhënë fund konfliktit është që të dyja palët të ulen dhe të bisedojnë.
Kryeministri tha se Mali i Zi, i cili ka dëshmuar ndikimin negativ rus në territorin e tij në të kaluarën, e kupton se si ndihen sot qytetarët e Ukrainës.
Ndryshe, ai tha se shteti malazez është një shembull i mirë se si të arrihet pavarësia, anëtarësimi në NATO dhe të jetë në rrugën drejt Bashkimit Evropian, duke ruajtur stabilitetin në shoqëri. /Telegrafi/