Site icon Telegrafi

Abazoviq flet rreth investimit mbi 40 milionë eurosh të kompanisë prishtinase “Royal Company” në Ulqin

Kompania e njohur kosovare, “Royal Company” është dakorduar me zyrtarë të Malit të Zi për ndërtimin e një hoteli luksoz në Ulqin.

Të premten u nënshkrua kontrata për ndërtimin e këtij hoteli, i cili pritet të kushtojë mbi 40 milionë euro.

Në nënshkrimin e kontratës morën pjesë edhe kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari.

Abazoviq tha se me këtë ndërtim do të fitojmë hotelin më luksoz në bregdetin malazez.

“Investimi do të jetë mbi 40 milionë euro dhe do të jetë një prej markave më të njohura të hoteleve në botë”, tha ai.

Lexo po ashtu Kompania e njohur nga Prishtina “Royal Company” investon mbi 40 milionë euro në një hotel luksoz në Ulqin

Ai tha gjithashtu se hoteli do të ketë pesë yje dhe do të menaxhohet nga një prej markave më të mëdha në botë, emrin e të cilit nuk deshi ta zbulojë.

“Do të jetë një nga hotelet më prestigjioze në Adriatik dhe do të hapen vende të reja pune”, tha Abazoviq.

Kjo kontratë do t’i mundësojë kompanisë të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e një hoteli luksoz, i cili do të jetë më i madhi në Ulqin dhe do të përfaqësojë një brend të njohur globalisht. /Telegrafi/

Exit mobile version