Site icon Telegrafi

Abazoviq: Ekspertët ndërkombëtarë duhet të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë

Drejtuesi i Lëvizjes Qytetare, URA, Dritan Abazoviq i tha Vijesti se nuk ka absolutisht asgjë kundër lejimit të ekspertëve ndërkombëtarë të jenë pjesë e ndjekjes penale malazeze.

“Unë me të vërtetë mendoj se kemi nevojë për dikë të jashtëm, i cili do të zgjidhej në një konkurs ndërkombëtar dhe me referencat e tyre – të vinte dhe të ndihmonte transformimin e përgjithshëm të prokurorit”, tha Abazoviq.

Gjithashtu politikani shqiptar pohoi se mendon që ekziston një lidhje serioze dhe të madhe midis krimit të organizuar dhe përfaqësuesve të gjyqësorit, zyrës së prokurorit dhe Drejtorisë së Policisë.

Lexo po ashtu Nisin bisedimet për formimin e qeverisë së Malit të Zi: Këto janë resorët që i dëshiron Dritan Abazoviq

“Unë pres pengesa vërtet të mëdha këtu, por përkundër kësaj dua të besoj se shumë njerëz në këto institucione – e bëjnë punën e tyre me ndershmëri, se ata janë gjithashtu viktima të këtij sistemi, një sistemi të padrejtë dhe se mund të jenë me përfitim të madh për Malin e Zi në të ardhmen”, tha Abazoviq.

Ndryshe, qeveria e re malazeze pritet të merr votëbesimin e parlamentit brenda muajit gjersa i mandatuari për kryeministër është Zdravko Krivokapiq. /Telegrafi/

Exit mobile version