Kryeministri në largim i Malit të Zi, Dritan Abazoviq tha sot se presidenti i sapozgjedhur, Jakov Milatoviq duhet të zhvlerësojë vendimin e presidentit në largim, Milo Gjukanoviq, me të cilin do të caktohet një datë e re për zgjedhjet parlamentare.
Milatoviq duhet t’i mbledhë të gjithë akterët politikë dhe së bashku të përcaktojë datën e re të zgjedhjeve.
“Mund të jetë fundi i qershorit, para sezonit”, tha Abazoviq për TV Prva, citon vijesti.me.
Ai shtoi se “presidenti dhe përfaqësuesi legjitim mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve”.
“Nuk mendoj se është mirë të lejohet që Gjukanoviq të shpërndajë parlamentin në këtë mënyrë. Kjo është e papranueshme”, tha kreu i qeverisë malazeze.
“DPS është e kaluara dhe do të rrëzohet në zgjedhjet e ardhshme”, theksoi ai.
Ndryshe, Gjukanoviq shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare për 11 qershor. /Telegrafi/