Si fëmijë, më kujtohet bombardimi i Dubrovnikut – turpi më i madh i Malit të Zi në historinë moderne, një vend i kapur prej “kthetrave” të nacionalizmit, urrejtjes dhe përfitimit të luftës, tha kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Ai vizitoi qytetin ku së bashku me Filip Axhiqin, ministrin e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, u takua me Ratko Knezheviqin, gazetar, diplomat dhe biznesmen.
Sipas mediave kroate, kryeministri malazez ka arritur mbrëmë me Axhiqin për një vizitë private në Dubrovnik.
Kao dijete se sjećam bombardovanja Dubrovnika – najveće sramote Crne Gore u njenoj modernoj istoriji, tada zarobljene države u kandžama nacionalizma, mržnje i ratnog profiterstva. (1/4) ⬇️ pic.twitter.com/kpVOGPUrMT
— Dr Dritan Abazovic (@DritanAbazovic) August 9, 2022
“Sot ishte nder për mua, si kryeministër i parë malazez, të ecja lirshëm përgjatë Stradunit të bukur, të bëja foto dhe të bisedoja me njerëzit e dashur të Dubrovnikut”, ka shkruar ai.
“Një ditë pune me ministrin Filip Axhiq në Dubrovnik, biseda me diplomatë, e më pas takim dhe darkë me malazezin tonë të famshëm në Kroaci, Ratko Knezheviq. Ne po përhapim dashuri, bashkëpunim rajonal dhe po ndërtojmë të ardhmen evropiane”, pohoi Abazoviq.
Ndryshe, qeveria e udhëhequr prej Abazoviqit do të votëbesohet më 19 gusht pas iniciativës së disa partive të pozitës dhe opozitës, të cilat po e quajnë tradhti kombëtare marrëveshjen me Kishën Ortodokse Serbe. /Telegrafi/